13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Limaj: Serbia edhe në ajër po kërkon ’hise’ në Kosovë

Fatmir Limaj15-10Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir LImaj ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ndryshojë qasjen në dialog pasi që ka tema që nuk duhet të bisedohen dhe të tjera që nuk duhet të bisedohen.

“Besoj se për gjithë ne është e qartë se në mungesë të dokumentit të marrëveshjes ne rezervohemi për të dhënë vlerësimet përfundimtare për atë çka është biseduar në Bruksel. Shpresoj që nga sot i nderuari kryeministri do të ndryshoni mënyrën e raportimit në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kurse, sa i përket marrëveshjes për drejtësi, Limaj ka thënë se ajo mundëson ndarjen e brendshme e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, drejtësia e një shteti nuk duhet të negociohet me një shtet tjetër në asnjë mënyrë.

“Drejtësia e një shteti nuk negociohet me shtetin tjetër në asnjë variant. Sistemi i drejtësisë nuk negociohet. Ajo çka pash në Bruksel janë ndarë hiset. Ju do të keni kaq, ne do të kemi kaq. Ju do të keni kaq gjyqtarë nde do të kemi kaq. Ju do të merreni me popullatën e komunitetin serb, ne do të merremi me shqiptarët”, tha ai.

Ai theksoi se Serbia po kërkon hapësirë ajrore, që i bie se jo vetëm në tokë por tash edhe në ajër po kërkon ‘hise’ në Kosovë.

Më Shumë

Portreti i Ymer Prizrenit pasuron fondin e muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pasuruar fondin e tij muzeal me një vepër me vlerë të veçantë kombëtare: portretin e...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit