12.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Limaj: Sot ndryshuat komunën, nesër Kosovën

Limaj-malishevaFatmir Limaj iu është drejtuar qytetarëve të Malishevës pas fitores së Ragip Begajt në këtë qytetet.

“Unë sonte do te jem i shkurtër sepse koha e fjalëve ka mbaruar sot, dhe se tash fillon koha e punës. Unë sonte dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, për guximin dhe për shpresën që keni ngjallë në Malishevë poashtu edhe në të gjitha komunat tjera në Kosovë. Gjatë këtyre javëve që jemi takuar së bashku unë ju ftova që të besonim se ndryshimi vjen kur në guxojmë”, ka thënë Limaj.

“Unë ju ftova që ta kthejmë komunën në shërbim të qytetarëve pa dalluar askënd.

Ju ftova që t’ua kthejmë dinjitetin mësimdhënësit dhe t’ua hjekim frikën e kërcnimit e të shantazhit.

Ju ftova që fëmijëve tanë të ua hapim mundësitë për një shkollim më të mirë.

Ju ftova që bujkut tonë të ia rrisim standardin e jetesës.

Ju ftova që bizneseve tona t’ua rrisim mundësitë e zhvillimit.

Ju ftova që diasporën tonë ta bëjmë të ndihen mirë në atdheun e tyre.

Ju ftova që të bashkohemi për të dhënë mesazh atyre që u munduan të njollosin qytetarin tonë.

Ju ftova që ta hjekim frikën nga Malisheva dhe ta kthejmë vetëbesimin, lirinë dhe guximin, shpresën se vota e lirë, se shprehja e vullnetit të lirë është themel i demokracisë dhe lirisë.

Ju ftova që askush të mos frikësohet nga fjala e lirë për të cilën kemi sakrifikuar shumë.

Prandaj sot keni fituar ju të nderuar qytetarë.

Sot ju duhet të festoni dhe të gëzoheni me rezultatin që keni arritur sepse keni dhënë shembull se në demokraci ka fuqi vota e lirë me të cilën ndëshkohen ata që nuk punojnë për interesin dhe për mirëqenien e qytetarit!

Sot me vullnetin e lirë ju keni ndryshuar Komunën, kurse nesër do te ndryshoni Kosovën.

Dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe ata qytetarë që me kontributin e tyre ruajtën votën, e ruajtën procesin dhe treguan qytetari”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Fillojnë punimet për pistonat automatik në Urën e Arastës, bllokohet hyrja-dalja në “Shatërvan”

Nesër, më 11 mars 2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do...

Temperaturat sot do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga °C...

Lajmet e Fundit