4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Rigjenerimi i pushtetit vasal!

OpinionAbdullah Prapashtica

U mbajt rundi e dyte e zgjedhjeve lokale! Ka kohë që zgjedhjet në Kosovë mbahen pa popullin! Në zgjedhje dalin vetëm anëtarësia e partive politike e farefisi si dhe ata të stimuluar (korruptuar) me najë grosh e me najë premtim “…se ka me u be mire, në Kosovën e lirë…”!

KQZ e detyruar nga fakti se populli po i bojkoton zgjedhjet, doli me shifrën se e dhe kësaj radhe në zgjedhje kanë dal 45% të votuesve me të drejtë vote! Se sa është kjo e vërtetë tregon “numri i votuesve” në zgjedhjet e kaluara kur dolën ma shumë pjesëmarrës në votime se sa ka banor Republika e Kosovës. Në realitet pos këtyre votuesve që përmenda më lart njeri i gjallë nuk doli në zgjedhje. Por, aso kohe në vendin e tyre në zgjedhje morën pjese shume të vdekur me miratimin e KQZ dhe të diplomacisë ndërkombëtare!

Kësaj radhe “trenin” e votave të vjedhura, kryesisht në varreza, e zëvendësoi “treni bullgar”! Ata qe kishin parë vet “trenin bullgar” me 3 nëntor 2013, më shpjeguan se kur ka qenë Kryeministër Fusnota në Bullgari me i përgatit zgjedhjet, atje e kanë mësuar se si funksionon “treni bullgar” në votime! Tani po e përshkruaj se si ma shpjeguan funksionimin e “trenit bullgar”!

Kjo zhvillohet kështu”: Eshaloni i par i votuesve që merë pjesë në votime e ka për detyre që fletëvotimet e zbrazëta ti fut në xhepa dhe në kutizat e votimit të fut letra të bardha që i sjellin me veti, sa për me u dok se u votua “në rregull”.

Fiks sa është numri i fletëve të pa vlefshme aq fletëvotime janë vjedhë në këtë mënyrë nga qendrat e votimeve nga anëtarët e partive politike. Por, kjo shumëfishohet sa herë që ky cikël të përsëritet! Ato fletëvotime të zbrazëta pastaj mbushen në selit e partive politike dhe ato në eshalonin e dytë ju epen votuesve të korruptuar që e shesin votën e vet për ti fut të gatshme në kutizat e votimit. Këta e kanë për detyrë që fletëvotimet e mbushura ti fusin në kutitë e votimit, ndërsa fletët e zbrazëtat ti sjellin me veti në selinë e partive ku e marrin ryshfetin për votën e shitur! Dhe kjo përsëritet disa here me radhe nga eshalonë të tjerë që e pranojnë ryshfetin nga partitë me e shit votën e vet! Kjo vjedhje e votave është më e maskuar se herën e kaluar, por megjithatë është vjedhje e votës, sepse nuk shpreh vullnetin e lire të shtetasve!

BOJKOTIMI ËSHTË VOTË KUNDËR TË GJITHA PARTIVE POLITIKE!

Fakti i dytë që zgjedhjet i bën jo legjitime është bojkotimi i shumicës se shtetasve me marrë pjesë zgjedhje! BOJKOTIMI ËSHTË VOTË KUNDËR TË GJITHA PARTIVE POLITIKE dhe kundër këtij sistemi diktatorial autokratik dhe antidemokratik vasal. I cili në vendin ton u instalua nga sundimi i Perandorisë Globaliste të Bashkimit Europian. Përmes të Sundimit të Ligjeve diskriminuese të imponuara me dhune dhe përmes të pranisë policore e ushtarake të Brukselit në vendin ton!

Faktikisht në një vend ku ka prani të huaj ushtarake, policore, gjyqësore dhe administrator të huaj autokratik, në këto vende nuk ka mundësi elementare me u zbatua demokracia direkete as liria qytetare. Shkurt, s´ka mundësi, që në vendet që ju mohohet e drejta në VETËVENDOSJE, të realizohet DEMOKRACIA. Sepse demokracia mundet të zbatohet vetëm në vende ku gëzohet e drejta në VETËVENDOSJE!

KQZ është aty që të legjitimon rezultatin e zgjedhjeve çfarëdo qofshin ato! Bile edhe në raste kur nuk dalin më shumë se 10% të votuesve KQZ e legjitimon rezultatin zgjedhjeve, me arsyetimin “…se ata që nuk kanë dal në zgjedhje, e kanë pas dhe nuk e kanë shfrytëzua të drejtën e votës, andaj ata detyrohen me zor të pranojnë rezultatin e atyre që kanë marr pjese në votime!

Kjo farse e zgjedhjeve nuk ka shumë dallim prej organizimit të zgjedhjeve në kohën e regjimit diktatorial të Titos, kur të njëjtat fytyra të pa fytyra gjysme shekulli me radhe, vetëm se i ndërronin funksionet nga zgjedhjet në zgjedhje. Monizmin Titist tani e ka zëvendësua monizmi Ahtisarist, sepse cilado parti që të fiton, detyrimisht ka me vazhdua me zbatua Planin (antishqiptar) të Ahtisarit! Pra, kjo s´ka lidhje as me pluralizëm as me demokraci. Shqiptarëve po ju mohohen të drejtat elementare demokratike nga një regjime diktatorial politik shtypës pas te cilit është aparhejdi i Brukselit, përmes të cilës shqiptarët po mbahen të ndarë në 6 shtete dhe duke ua mohua të drejtat elementare në vetëvendosje, në sovranitet dhe në demokraci reale! Se shqiptaret janë të shtypur si popull nga porta e larte Brukselit tregon edhe fakti se ndaj tyre po përdoret REGJIMI DIKTATORIAL I VIZAVE, qe e benë vendin tone burg kolektiv të BE! Nuk ka vend ne Evropë me te shtypur politikisht se sa vendi ynë, dhe megjithatë shqiptarëve ju mohohet e drejta në strehim politik!

Besoj fort se edhe raundi i dyte i farsës së zgjedhjeve e ka po këtë funksion – zbatimin e Planin (antishqiptar) të Ahtisarit! Ky rreth i kobshëm vicioz ka me u përsërit nga zgjedhjet në zgjedhje deri ne ditën kur të përmbysët ky sistem i kalbur antidemokratik! Në pranverën e par shqiptare, me Demonstratat e vitit 1981 rinia shqiptare e përmbysi sistemin e kalbur antidemokratik titist, dhe tani po shihet qarte se gjenerata e 1981 e ka shpenzua kohën e vet, dhe se duhet liruar rrugën gjeneratës se rinise se sotme.

KAHA KA ARDHUR PËR PRANVERËN E DYTË SHQIPTARE!

Pranverën e dyte shqiptare duhet të e kurorëzon gjenerata e sotme e rinisë me një kryengritje të re inteligjente me të cilën do të e përmbys këtë sistem vasal të kalbur antidemokratik. Duke e përfundua atë me një akt të natyrshëm të bashkimin e gjitha viseve shqiptare brenda një shteti, ku vetëvendosja dhe demokracia do të mbrohen, jo vetëm teorikisht me Kushtetutë, por edhe praktikisht nga Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe nga forcat tjera të sigurisë kombëtare! Një vend i cili nuk ka Ushtri të veten, aty nuk mundet të këtë as vetëvendosje as demokraci as liri të mirëfillët, sepse në atë vend të mjere hynë dalin pa ther në këmbë edhe ushtritë armike dhe ku të huajt i përbuzin vendasit ne çdo hap duke i burgos edhe ne shtëpinë e tyre! Prandaj, Ushtria Kombëtare Shqiptare është ajo që mundet të sjell ndryshime, ashtu si solli ato ndryshime formimi i UÇK-ës dhe si kjo u ndërpre me shuarjen e saj!

Por, as atëherë nuk do të arrihet liria nëse lejohet që tirania e huaj te zëvendësohet me tiranin vendore që flet shqip e mendon brukselisht, stambollisht apo serbisht! Një popull dhe një vend munden të jen të lirë vetëm atëherë kur me Kushtetute dhe me forcën e pushtetit pamundësohet pabarazia, shfrytëzimi dhe shtypja e njerëzve dhe mohimi i lirive te tyre. Nuk ka tirani më të madhe se kur te sëmurit nuk janë te barbarët në shërimin e tyre dhe kur populli i qon fëmijët në shkolla publike e kur borgjezia e hajnave i shkollojnë fëmije e vet në shkolla private e jashtë vendit! Në një vend ku nuk ka barazi as mes fëmijëve nuk ka askush dëshirë ti rrite fëmijët e vet!

Prandaj shqiptaret duhet të i përgatiten aktit përfundimtarë të bashkimit kombëtar, dhe atë mundësisht të e realizojnë ashtu si iu realizua bashkimi i dy Gjermanive – pa as një krisëm arme dhe pa derdhjen të as një pike gjaku! Por, njëkohësisht edhe një revolucion të brendshëm me të cilin do të pamundësohet rigjenerimi pushtetit të hajnave aktual në pushtet dhe vendosja e një sistemi të barazisë së plot shoqërore! Kjo mundet me u realizua kështu nëse i terë kombi qohet në këmbë dhe kërkon me këmbëngulje VETËVENDOSJE E DEMOKRACI e BASHKIM KOMBETAR dhe BARAZI SHOQËRORE!

Por, nëse edhe atëherë dikush me dhunë donë me e ndal procesin e çlirimit dhe të bashkimit të shqiptarëve brenda një shteti dhe vendosjen e sistemit me barazi shoqërore të garantuar, duhet me u përgatit me u mbrojt nga kjo dhunë me të njëjtat mjete që ajo i imponon. Si tha ai urti: “…lumturia m´varet nga liria, ndërsa liria m´varet nga guximi…“!

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit