Limaj uron bashkëvendësit për ditën e çlirimit të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës për 16 qershorin – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, nga vjen edhe vet i pari i kësaj partie.

“16 qershori është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë bashkëvendësit e mi të komunës së Malishevës, është Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve. Është kjo ditë e shënuar, ku ne kujtojmë me shumë krenari kontributin madhor të çdo dëshmori të kombit tonë, që dhanë dhe jetën për çlirimin e Malishevës dhe lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, po ashtu ka thënë se, sakrifica e shumë brezave, gjaku i dëshmorëve, mundi i çdo çlirimtari dhe kontributi i një populli të tërë në momentet më jetike për kombin, duhet të jetë motiv dhe udhërrëfyes për të gjithë, që me punë e përkushtim ta forcojmë Kosovën dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare.

“Urime Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka shkruar në fund Limaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit