7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Limaj: Vendi ka nevojë për institucione

Limaj ne mbledhje te NismesKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se vendi ka shumë nevojë që të arrihet një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja. Limaj gjatë mbledhjes me kryetarët e këshillëve të Nismës për Kosovën nëpër komuna, ka bërë me dije se institucionet duhet të krijohen duke respektuar Kushtetutën dhe shumicën parlamentare.
Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, kanë njoftuar kryetarët e këshillëve të Nismës për Kosovën, për zhvillimet politike në vend.

Qëndrimi që po mban Nisma për Kosovën në këtë fazë politike të vendit, mori mbështetje të fuqishme edhe në këtë takim, ku sipas kryetarëve të këshillëve të Nismës, marrëveshja e arritur me LDK-në, AAK-në dhe VV-në është në interes të qytetarëve të Kosovës e cila mundëson ndryshimin e kësaj qeverisje.

Në këtë mbledhje me kryetarët e këshillëve të Nismës për Kosovën nëpër komuna, u diskutua edhe për riorganizmin dhe ristrukturimin nëpër këshillët e Nismës, me qëllim të një funksionimi sa më të mirë të projekteve të ardhshme politike të Nismës për Kosovën.

Më Shumë

Vdes Sam Rivers, basisti i Limp Bizkit, në moshën 48-vjeçare

Sam Rivers, basisti dhe bashkëthemeluesi i grupit të njohur nu-metal Limp Bizkit, ka ndërruar jetë më 18 tetor 2025, në moshën 48-vjeçare. Lajmin e...

Sot derbi prizrenas ndez Ligën e Parë

Me një përballje të zjarrtë prizrenase nis sot sezoni i ri në Ligën e Parë të Meshkujve në basketboll. Në ndeshjen hapëse të javës së...

Lajmet e Fundit