Rexhep Selimi: Kosovës i kanoset rreziku nga Serbia

RexhepSelimi-vvFaqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe” ka publikuar në Facebook fotografi të dy raketahedhësve për të cilët thonë se mund të gjuajnë aq larg sa të bombardojnë Prishtinën.

Këto, për deputetin e Vetëvendosjes dhe ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, nuk është befasi.

“Nuk po duket e papritshme e nuk po duket befasi, në përputhje se çfarë qëndrimi mbaj Serbia ndaj Kosovës”, tha Selimi për Indeksonline, duke shtuar se ajo çka është publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe”, është një kërcënim i shpallur nga pala serbe.

“Kosova mbete vendi më i rrezikuar në rajon, nëse jo edhe në Evropë. Këtij shteti i kanoset një rrezik, tashmë kërcënim i shpallur nga Serbia”, tha ai.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit