Lista Serbe kushtëzon rikthimin në Qeveri me postin e zv.shefit të AKI-së

AKILista Serbe, që ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës prej 3 shkurtit, tani ka vënë kushte për t’u rikthyer në Ekzekutiv dhe Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se Serbia, nëpërmjet kësaj liste, po mundohet që si kompensim për largimin e Jablanoviqit t’iu vërë kushte partnerëve të koalicionit PDK-LDK, për lejimin e propozimit të emrit për zëvendësshef të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Qysh para shkarkimit të Jablanoviqit, gazeta pati shkruar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, po insiston që ta vendosë njeriun e tij për zëvendësshef të AKI-së. Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës nuk ka pohuar as mohuar në lidhje me “kushtin” e serbëve.

Ata nuk kanë qenë në gjendje as të japin ndonjë përgjigje të saktë se kur do të rikthehen zyrtarët serbë në Qeveri.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit