22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Lumezi pritet të zgjidhet kryeprokuror i Shtetit

Aleksandër LumeziOra 10:00 e paradites të së premtes do ta gjejë Aleksandër Lumezin para anëtarëve të Këshillit Prokurorial, shkruan sot Koha Ditore.

Do të intervistohet në cilësinë e kandidatit për kryeprokuror të Shtetit. Po të premten, prej orës 15:00, KPK-ja do të mblidhet për të votuar kandidaturën e tij. Lumezi është i vetmi kandidat për kryeprokuror. Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – janë tërhequr nga gara, me arsyetimin se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar.

Me largim nga gara ata kanë humbur të drejtën që të ankohen për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit në të gjithë mekanizmat, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. I vetmi që ka të drejtë ankese në këtë Gjykatë është Aleksandër Lumezi, në rast se konsideron që i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Më Shumë

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Lajmet e Fundit