18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Liverpool hedh sytë nga mesfushori i Brighton

Liverpool thuhet se do të konsiderojë një lëvizje për Moises Caicedo të Brighton nëse Jordan Henderson dhe Fabinho transferohen në Arabinë Saudite.

Kapiteni i të kuqëve, Henderson mendohet se është në prag të pranimit të një oferte nga Al-Ettifaq, e cila do ta shohë atë të paguhet 700,000 paund në javë për shërbimet e tij, nën menaxherin e ri dhe legjendën e Liverpool, Gerrard.

Ndërkohë, Al-Ittihad do të bëjë një qasje formale për Fabinho me synimin për të bërë një ofertë prej 40 milionë paund për brazilianin. Largimi i dyshes me përvojë do ta lërë Liverpool-in me probleme në mesfushë, pavarësisht nënshkrimeve të Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.

Sipas “talkSPORT”, skuadra e Jurgen Klopp mund të bashkohet me garën për Caicedo, i cili vlerësohet 100 milionë paund nga Brighton.

Ekuadoriani është një nga lojtarët më të kërkuar në Premier League këtë verë, me Chelsea-n që kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Skuadra e Mauricio Pochettino aktualisht është duke negociuar një lëvizje për mesfushorin e Brighton, me “Pulëbardhat” që e mbajnë të fortë atë çmim.

Caicedo pranoi këtë javë se ishte i dëshpëruar për t’iu bashkuar Chelsea-t, duke thënë se ai “nuk mund t’u thoshte jo” bluve, ndërsa i quajti ata një “skuadër e bukur”.

Ai gjithashtu dukej i qetë për të ardhmen e tij, duke pretenduar se “di si ta trajtojë” vëmendjen për situatën e tij.

“Është një emocion shumë i madh. Cili djalë nuk do të donte që ata të flisnin për të?”, tha Caicedo për “La Cancha Con Majo”.

‘Unë di si ta trajtoj atë. Nuk më tërheqin emocionet. Tani për tani po e shijoj kohën me familjen time. Ka presion, por jam i qetë. Unë jam duke pritur çfarëdo që të vendosë Zoti. Ai do ta dijë se çfarë është më e mira për mua”, përfundoi mesfushori i talentuar.Albanian Post

Më Shumë

Nis restaurimi i ‘Kazermës së vjetër’ në Prizren

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se përmes një investimi në vlerë 500 mijë euro ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma...

Shqipe Kastrati nderohet nga kryetari i Prizrenit për kontributin në kultivimin e këngës shqipe

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati u nderua sot nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kultivimin e këngës...

Lajmet e Fundit