Llapi, Ballkani dhe Feronikeli kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar tre nga katër duelet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim me rezultat 3-2 për të kaluar në çerekfinale

Liria kaloi e para në epërsi me golin e Liridon Fetahajt të shënuar nga penalltia në minutën e 18-të.

Por epërsia e tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi kapiteni i llapjanëve Kushtrim Shabani realizoi në minutën e 21-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Epërsinë e parë Llapit në këtë sfidë ia dha Francisco Rivera me një gol spektakolar nga gjysma e fushës 1-2 kur realizoi katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Llapi e nisi mirë pjesën e dytë, kur vetëm pas dy minutash lojë Drilon Fazliu realizoi për 1-3.

Krejt në fund vendasit realizuan edhe golin e dytë, por që Llapi arriti ta menaxhoj mirë rezultatin dhe kaloi tutje në çerekfinale.

Fitore ka marrë edhe Ballkani që ka mposhtur skuadrën nga liga e parë A&N me rezultat të pastër 2-0.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, Ballkani në fund të ndeshjes realizoi dy gola për të kaluar tutje.

Feronikeli ka arritur të eliminoj Trepçën ’89 pasi e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 falë golit të Susurit nga pjesa e parë.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat baras 1-1 dhe skuadra që do të kaloj në çerekfinale do të mësohet pas kohës shtesë. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit