8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rita Ora shijon momentet në para-ndejën e ‘Grammy Awards’ me bashkëshortin e saj – Taika Waititi

Rita Orës iu bashkua bashkëshorti i saj Taika Waititi në para-ndejën e “Grammy Awards 2023” të mbajtur në ‘Limitless’, në Los Angeles të premten.

Këngëtarja 32 vjeçe, mbështilli krahët rreth regjisorit 47 vjeçar, teksa dyshja bënë daljen e tyre të parë publike që kur ajo konfirmoi martesën e tyre, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një fustan shumë të guximshëm të tejdukshëm me shpatulla me pupla për ngjarjen e profilit të lartë, që njëherësh shënoi dhjetë vjetorin e muzikës së saj.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me”, u sigurua që e gjithë vëmendja e shikuesve të ishte te veshja e saj e ekspozuar.

Rita dukej sensacionale në veshjeb rrjetë me detaje të zeza që i mbulonin shpatullat dhe ia mbulonin gjoksin, tksa vinin në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Ajo e bashkoi look-un me një palë funde të zeza dhe e rriti gjatësinë e saj me disa taka me rripa.

Taika ndërkohë tregoi flokët e tij të prera dhe mjekrën e rregulluar, teksa vendosi të vishte një këmishë, e cila ishte mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë.

Ai e bashkoi veshjen e tij me një xhaketë ‘bomber’ të markës “Prada” dhe një palë pantallona shumëngjyrëshe me material lëkure.

Rita më në fund konfirmoi se ishte martuar me regjisorin nga Zelanda e Re, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’.

Këngëtarja ishte e ftuar në ‘Heart Radio Breakfast’ për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”.

Ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në klipin tim të ri po luaj në atë që mund të kishte qenë – dasma ime”.

Rita vazhdoi: “Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kjo është ajo që ndodhi në të vërtetë”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër – Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”. /Telegrafi/

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit