7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Lotoja shtyu 27-vjeçarin të hidhej nga kati i 11-të

Një ditë më parë një 27-vjeçar nga Elbasani u hodh nga një pallat 11-katësh në qendër të qytetit dhe shkaku duket se ka qenë humbja e parave në loto.

Sipas policisë së Elbasanit, i riu prej kohësh ndodhej në një gjendje depresive të rënduar

Pas hetimeve rezultoi se i riu, djalë i vetëm i familjes kishte humbur një shumë prej 1 milion lekësh në loto dhe gjendja e rëndë depresive për këtë e çoi në vendimin ekstrem për jetën”, bëhet me dije nga policia.

Ngjarja:

27-vjeçari me inicialet S.L. është hedhur nga bar “Divino” që ndodhet në katin e fundit të një pallati 12-katësh, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi dje pasdite.

Para aktit ekstrem ai i ka dhënë porosinë kamerierit dhe pa pritur që ky t’ia sillte ai është hedhur.

Ky është rasti tretë që një person hidhet nga bar “Divino”. E ndërsa banorët e Elbasanit janë shqetësuar për këtë problem të përsëritur, ata kërkojnë masa që një gjë e tillë të mos përsëritet më. /Shekulli/

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Lajmet e Fundit