Lufta në Ukrainë, aleati i Putinit thotë se “situata në Bakhmut ‘e vështirë, shumë e vështirë’”

Themeluesi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka thënë se situata në Bakhmut ishte “e vështirë, shumë e vështirë”.

“Sa më afër qendrës së qytetit, aq më të vështira janë luftimet… Ukrainasit ‘hedhin’ rezerva të pafundme…”, ka thënë Prigozhin në komentet e lëshuara nga shërbimi i tij për shtyp, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Forcat ukrainase u përballën me sulme të pamëshirshme ruse në Bakhmut të hënën, me të dyja palët që raportuan për viktima në rritje të armikut.

“Të gjitha përpjekjet e armikut për të marrë qytetin zmbrapsen nga artileria, tanket dhe armët e tjera të zjarrit”, citohet të ketë thënë gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi në kanalin Telegram të Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës.

Forcat ukrainase aktualisht kontrollojnë perëndimin e Bakhmutit, ndërsa grupi mercenar i Rusisë Wagner kontrollon pjesën më të madhe të pjesës lindore, me lumin Bakhmutka që rrjedh nëpër qytet duke shënuar vijën e frontit, tha inteligjenca britanike në një përditësim të fundjavës.

Ndërkohë Ukraina dhe Rusia kanë raportuar se i kanë shkaktuar humbje të mëdha njëra-tjetrës ndërsa beteja për Bakhmut po vazhdon.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin pësuar më shumë se 1,100 vdekje në ditët e fundit, me shumë të tjerë të plagosur rëndë.

Në anën tjetër Rusia pretendon se kishte vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të shërbimit ukrainas gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

Më Shumë

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit