0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Luftime të ashpra në Ukrainë, 19 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Trupat ukrainase dhe rebelët pro-rusë janë përballur në një nga betejat më të ashpra që pas nënshkrimit të armëpushimit.

Bëhet fjalë për 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur, të cilët autoritetet nuk kanë mundur t’i identifikojnë ende. Forcat ukrainase ishin ato që dhanë alarmin se rebelët kishin përparuar me një numër të madh mjetesh ushtarake në territorin e tyre.

Ndërkaq, nga Moska nuk u mohuan këto zëra, por menjëherë ata mohuan përgjegjësinë, duke thënë se separatistët thjesht i janë kundërpërgjigjur provokimeve të ukrainasve.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se përgjegjësit për incidentet e fundit, thjesht janë duke u përpjekur për të ndaluar përparimin në bisedimet e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për paqe.

Përleshjet mes trupave qeveritare dhe rebelëve janë përshkallëzuar javët e fundit, duke vërtetuar edhe njëherë brishtësinë e armëpushimit të arritur në muajin shkurt mes palëve.

Qeveria ukrainase, NATO dhe gjithë udhëheqësit perëndimore janë në një mendje; ka prova të qarta se Rusia po ndihmon rebelët me armë të të gjitha llojeve dhe me trupa në Luhansk dhe Donetsk, transmeton TCH.

Moska mohon këto akuza, megjithëse këtë herë me një tjetër justifikim. Fillimisht Kremlini këmbëngulte se nuk kishte gisht në konfliktin në lindje të Ukrainës, ndërsa më vonë, i vendosur përballë fakteve të Kievit dhe Perëndimit, doli me një deklaratë ku tha se ushtarët rusë të zënë rob në luftimet në Ukrainë janë vullnetarë, jo trupa të ushtrisë ruse.

Më shumë se 6400 vetë kanë gjetur vdekjen që nga nisja e luftimeve në Ukrainën Lindore, që shpërthyen prillin e vitit të kaluar, pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit