24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Lulëzim ku e ke analizën e Qeverisë “Muja III” ?

Lulezim KabashiiKryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi, ende nuk e ka publikuar analizën për 100 ditëshin e “Qeverisë Muja III”. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga koha kur pat premtuar se AAK, do të dalë me një analizë për (mos)punën e “Qeverisë Muja III”, Kabashi deri më tash nuk ka publikuar asgjë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkohë në tubimin publik me qytetarët për afër një ore ka raportuar dje për punën që është bërë në gjashtë mujorin e parë të mandatit të tretë. Ai në këtë debat ka folë 52 minuta për të gjitha punët që janë realizuar. Ndërkaq, në këtë debat nuk ka marrë pjesë nënkryetari i tij, Lulëzim Kabashi,njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Kabashi i ka ftohur raportet me kryetarin Ramadan Muja,për shkak goditjes që ia ka bërë PDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.

“Ekziston një ftohje të raportit mes Kabashit dhe Mujës, por jo për shkak qeverisjes së Komunës, por për shkak goditjes që PDK-ja ia bëri gjatë fushatës elektorale AAK-së në Prizren, duke ia marrë anëtarët dhe kryetarët e nëndegëve”, tregon një burim brenda AAK-së.

Sipas të njëjtit burim (mos)vazhdimi i koalicionit në mes AAK-së dhe PDK-së në Prizren varet edhe nga zhvillimet politike në Prishtinë.

“Koalicioni i Prizrenit është bërë në Prishtinë dhe vetëm atje mund të prishet. Luli nuk mund ta prishë koalicionin edhe pse është kryetar i Degës së AAK-së”.

AAK-ja në Prizren për shkak të këtyre zhvillimeve politike në zgjedhjet e 8 qershorit ka dalë partia që ka marrë më së paku vota në Prizren. Ky subjekt politik nuk ka arritë të fitojë së paku një vend në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeministri Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit