16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Lumezi: Mediat, më efikase se Prokuroria e Shtetit

Aleksandër LumeziSipas kreut të ardhshëm të Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, lufta kundër korrupsionit do të jetë shumë e vështirë.

Kreu i ardhshëm i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka identifikuar tashmë pikat e dobëta në sistemin prokurorial dhe me marrjen e detyrës do të fillojë luftën ndaj tyre.

“E vështirë do të jetë lufta kundër korrupsionit, posaçërisht në fushën e drejtësisë. Është e çuditshme se si mediat janë më efikase në zbulimin e korrupsionit, sesa Prokuroria e Shtetit… Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për Prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”, ka thënë kreu i PSH-së, Aleksandër Lumezi, shkruan Kosova Sot.

Puna e dobët e Prokurorisë Speciale në rastet e krimeve të luftës, korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë, si dhe krijimi apo dështimi i disa task-forcave antikorrupsion janë sektorët, ku, sipas Lumezit, duhet një angazhim më i madh.

Sipas tij, prokurorët janë komodë për të punuar, pasi këtë gjë ua ka garantuar ligji.

“Guximin duhet ta ketë secili nga prokurorët, pavarësisht se në cilën instancë punon. E rëndësishme është që ata të kenë kapacitete profesionale për t’i njohur limitet e drejtësisë dhe për të zbatuar normat juridike. Me dispozitat kushtetuese dhe me dispozitat e Ligjit mbi Prokurorinë e Shtetit dhe KPK-së, prokurorët janë shumë të mbrojtur. Ata kanë imunitet, kanë mandatin e përhershëm dhe askush s’mund ta ndërpresë punën e tyre, pavarësisht vullnetit të personave që do të trajtohen në ato prokurori”, ka thënë Lumezi.

Më Shumë

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Lajmet e Fundit