Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lumir Abdixhiku ka marrë 191 vota nga 329 delegatë sa kanë votuar.

Ai ka marrë besimin e delegatëve të Kuvendit zgjedhor të kësaj partie, ku në garë ka qenë me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Në garën për kryetar të LDK-së ishte edhe Anton Quni, por pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.

Në fjalimin e tij, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

“Nga vetvetja duhet të risimin rrugëtimin tonë të madh”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka falënderuar liderin e deritashëm Isa Mustafa për punën e tij 11-vjeçare në krye të kësaj partie.

Lideri i ri i LDK-së ka thënë se rikthimi i LDK-së është çështje kohe.

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit