25.8 C
Prizren
E hënë, 24 Qershor, 2024

Lunacek: Fitorja e djathtistëve në PE, shqetësuese për Kosovën

UlrikeLunacekUlrike Lunacek tregon shqetësimin për fitoren e djathtistëve në PE. Ajo kërkon nga politikanët të mos bëjnë fushatë me liberalizim të vizave. Bën thirrje për një proces demokratik të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga autoritetet kosovare që në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, të vazhdojnë suksesin e atyre lokale.

Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, eurodeputetja Lunacek tha se me këto zgjedhje, partitë politike duhet të ri-krijojnë besimin e qytetarëve.

Sipas saj, zgjedhjet e 8 qershorit janë të dytat pas atyre lokale të vitit të kaluara që mbahen në bazë të ligjeve të Kosovës, në të gjithë territorin.

Lunacek ka thënë se për liberalizimin e vizave nuk vendos Parlamenti Europian, siç kanë aluduar disa politikanë, të cilët bënë premtime duke dhënë data për heqjen e regjimit të vizave me BE-në.

“Për mua zgjedhjet e para në mbarë shtetin e Kosovës të cilat janë mbajtur sipas ligjit të Kosovës janë ato të mbajtur më 3 nëntor, 17 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2013, të cilat kanë shënuar një hap të madh drejt demokracisë së Kosovës dhe për besimin e qytetarëve në proceset demokratike të cilat përforcojnë procesin e normalizimit”.

“Prandaj, unë u bëjë thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë këtë proces dhe të përdorin zgjedhjet e ardhshme për të rritur besimin në institucionet e vendit, për shembull në mekanizmat e fortë mbështetës ku qytetarët mund të ankohen për kërcënimet apo parregullsitë në ditën e zgjedhjeve”.

“Për mua është kruciale që procedurat zgjedhore të jenë transparente dhe fer në mënyrë që të rifitohet dhe të përmirësohet besimi i qytetarëve të Kosovës në proceset demokratike”.

Eurodeputetja austriake, duke folur për liberalizimin e vizave, thotë se Parlamenti Europian do të vazhdojë presionin ndaj Komisionit, për të marrë vendim në favor të Kosovës. Por, sipas Lunacek, duhet që edhe Kosova të zbatojë me tej reformat e kërkuara.

“Është Komisioni Europian i cili duhet të jep përgjigje konkrete, e jo Parlamenti. Parlamenti Europian do të vazhdojë që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Komisioni duhet të intensifikojë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun me autoritetet kosovare për të zbatuar më tej reformat, përmbushjen e standardeve dhe gjithashtu duke siguruar autoritetet ndihmë, identifikimin dhe njohjen e përparimeve të bëra”.

“Për mendimin tim, liberalizimi i vizave është njëra nga gjërat më të prekshme që njerëzit e kuptojnë dhe e ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga ajo do të përfitojnë më së shumti ata që janë të lënë pas dore, të rinjtë dhe të pambrojturit, ata që kanë pak fat dhe më pak të privilegjuarit. Mundësitë që vijnë janë të paçmuara dhe populli i Kosovës i meriton ato”.

Ldhur me zgjedhjet e fundit në PE, ku fituese dolën partitë e djathta populiste, Lunacek vlerësoi se kjo është shqetësuese për pjesën tjetër liberale. Ajo tha se kjo mund të jetë në disfavor të zgjerimit, veçmas për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

“Rritja e disa partive të djathta dhe disa partive të djathta populiste dhe partive ekstremiste është shqetësuese për ne që duam që zgjerimi të vazhdojë, veçmas në Ballkanin Perëndimor”.

“Por unë shpresoj se shumica e partive pro-europiane do të vazhdojnë që të shtyjnë këtë dhe gjithashtu qeveritë e shteteve anëtare do të sigurohen që projekti i paqes evropiane nuk do të përfundohet përderisa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës, të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”.

Më Shumë

Euro 2024 vjen sot me dy ndeshje

Euro 2024 vazhdon sot me ndeshjet e radhës. Për dallim nga ditët e tjera që janë zhvilluar nga tri ndeshje, në orarin e ditës së...

Ndahet nga jeta nëna e legjendës Pele, nuk e mësoi kurrë për vdekjen e djalit të saj

Celeste Arantes, nëna e legjendës së futbollit Pele, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare. Arantes i kaloi pesë vjetët e fundit në një gjendje vegjetative...

Lajmet e Fundit