13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Lundro, lundro, çuni im i vogël

Hajdar Mallaku

(Bekim Fehmiut)

Në jetë u nise të lundrosh
Me një palë brekushe e një dërrasë nën shalë
Lumëbardhit tatëpjetë.
E të mori Milacka e të mori Buna,
E prapë Morava. Të bartën lumenj
Edhe dete andej e këndej.
I shpëtove rrezikut si Davidi strofkës së luanëve
Dhe u bëre I Madh,
I madh sa të lundrosh në qiellin e shtatë
Si yll mbi yje.
Ne nuk patëm lumë që e rrit peshkun e madh,
Ne nuk patëm det që e kthen Uliksin në Itakë,
Ne nuk i besuam besës që e ktheu Aganë në Ulqin,
Baladat na mbetën të ngrira në dridhjen e dy telave.
Po. Ne nuk patëm dhimbje për historinë
Që Skënderbeut t’ia japim fytyrën tënde.
Hall me ne ! Si shumë herë në histori
Ti vdiqe pa ta uruar shtatin Kosova.
E sot vjen të lundrosh fi e fingill i pafikur
Në lumin e fëmijërisë, në Lumbardh.
Lundro, lundro, gjeniu ynë I Madh,
Ti nuk do të humbesh i heshtur,
Kosova është nënë që s’ka fëmijë për të humbur.
24. VI. 2010

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Vazhdojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur në Rahovec, angazhohet edhe paraglajdingu

Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për...

Lajmet e Fundit