21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Lura, aty ku myslimanë dhe të krishterë kremtojnë bashkë festat e besimit (Video)

Në Lurën e 12 liqeneve jetojnë në harmoni të plotë komunitet fetare mes njëra-tjetrës. Në ritualet e myslimanëve si falja e Kurban Bajramit marrin pjesë të krishterët sikundër në meshat katolike janë pjesëmarrës edhe myslimanët. Një shembull i rrallë për modelin e të cilit kanë nevojë vendet e tjera në një kohë kur krimet dhe aktet terroriste ndodhin në emër të fesë.

Udhëtimi drejt Lurës është i vështirë. Rruga e amortizuar lënë prej vitesh në harresë, nuk të lejon të shijosh panoramën mes maleve duke të detyruar të lëvizësh me kujdes dhe me makina të larta.

Nga Tirana, duhet rreth 4 orë për të prekur një nga zonat më të bukura në Shqipëri.

Investimet kanë munguar, vetëm në mënyrë sporadike ata që e njohin mirë zonën janë rikthyer për të bërë investimet e tyre.

Vlerat natyrore, bimësia janë dëtmuar por pasurinë e religjionit përmes harmonisë fetare nuk e ka zhbërë njeri.

Në këtë park kombëtar prej 1300 hektarësh, rrethuar nga malet me lartësi 1700-2000 metra, janë rreth 300 shtëpi, disa fshatra.

Familje të cilat kanë vendosur të mos braktisin shtëpitë e tyre pavarësisht izolimit që të shkakton mungesa e rrugës.

Pak e dinë që Lura përveç kësaj panorame natyrore, mbart edhe vlera fetare.

Lura është shembulli i një vendi si Shqipëria dhe jo vetëm, ku komuniteti përmes besimit jeton në paqe duke respektuar ritualet e secilit dhe festat e secilit.

Në xhaminë e fshatit ku kryhet rituali i familjes së myslimanëve që përbën edhe shumicën e besimit në këtë zonë, katolikë dhe drejtues të këtij komuniteti marrin pjesë në lutje, si dëgjues.

E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e meshave dhe Krishtlindjeve. Në to dhe në tryezat e familjeve të krishtera, ftohen dhe marrin pjesë edhe myslimanët.

Shkëmbimet më të bukura fetare janë edhe përmes lidhjeve të kurorave; martesave mes tyre. /Oranews/

Më Shumë

Hoti: Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai është shprehur optimist...

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit...

Lajmet e Fundit