4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Lutja e Haskukës

 

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është lutur qytetarëve që të kenë kujdes ndaj COVID-19.

Sipas tij, fundjava e kaluar ishte më e rënda.

Postimi i plotë

Vetëm dje nga një numër shumë i paktë i testeve janë identifikuar 152 raste të reja me COVID-19, nga këto 16 raste ishin në Prizren. Në total numri i rasteve pozitive është 3.508.
Fundjava e kaluar ishte më e rënda, 17 qytetarë të Kosovës humbën jetën nga COVID-19, ku në total kemi 75 persona që humbën jetën.

Ngushëllime gjithë familjarëve dhe miqëve të atyre që humbën jetën!

Këto nuk janë numra, por persona me emër dhe mbiemër, prandaj duhet të kemi kujdes.
Nëse keni simptoma të COVID-19 ju lutem izolohuni dhe telefononi në numrin 0380 200 20 800!

Ju lutem mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Mos frekuentoni vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Të kemi kujdes sepse tani rreziku është më i madh!

Ju falënderoj për mirëkuptim!

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit