10.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Majlinda: Medaljen e kam fituar për të gjithë që flasin shqip

Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Judo Inside, ku është përgjigjur në shumë pyetje, kryesisht rreth fitores në Lojërat Olimpike në Rio2016, njofton Klan Kosova.

Në njërën nga përgjigjet e saj, Majlinda thotë se medalja e artë ishte shumë e rëndësishme për t’u fituar, sepse është e para për të gjithë shqiptarinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip.

“Nuk mendoj se ekziston një njeri që flet shqip dhe nuk më njeh mua. Prandaj nuk do të bëhem më e famshme se kaq, por besoj se tani njerëzit do të më respektojnë më shumë, sepse është e arta e parë për Kosovën, Shqipërinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip”, thotë Majlinda.

Ajo është pyetur edhe se për çfarë ka biseduar me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.

“Para një viti ai erdhi në Kosovë dhe më tha; ‘jam këtu për të mbështetur’. Ndërsa në Brazil më tha ‘të kujtohet, ne e kishim një marrëveshje dhe tani ti e realizove’. Ato fjalë më bënë të qaja. Do doja ta falënderoj shumë në emër të federatës sonë dhe në emër të vendit tim”.

Majlinda ka folur edhe për emocionet që i kishte në podium kur pranoi medaljen.

“Kisha shumë gjëra në kokë kur po qëndroja në podium. Pash flamurin tim dhe e dëgjova himnin e shteti tim”.

Më Shumë

Personi në fotografi kërkohet për vjedhje të rëndë në Prizren

Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor të Prizrenit ka njoftuar lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur më 22 shkurt...

Bastisje në tri lokacione në Rahovec, kapet arsenal armësh – tre në pranga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë realizur bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku është kapur arsenal armësh. Lidhur me...

Lajmet e Fundit