Malisheva kërkon mosvonesa në realizimin e projekteve komunale

Komuna e Malishevës ka filluar punimet në disa nga projektet që kanë qenë të planifikuara të nisin këtë vit.

Kështu është bërë me dije në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili në të njëjtën kohë ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve dhe planifikimeve komunale për vitin 2018.

“Të gjitha projektet të realizohen, duke u bazuar në planin dinamik të realizimit të projekteve dhe të mos ketë vonesa të paarsyeshme në realizimin e tyre”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke u drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale.

Gjithashtu, punimet kanë filluar edhe në disa projekte të bartura nga viti i kaluar.

Në këtë mbledhje u raportua edhe për punët dhe aktivitetet për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, nga të gjitha drejtoritë.

Në këtë mbledhje, nga drejtoritë përgjegjëse u shpreh edhe njëherë shqetësimi për vonesën e shkaktuar nga niveli qendror për realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, si masë parandaluese në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit