16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Malisheva, komuna me më së shumti investime kapitale

Rregullimi i këtij bulevardi u bë ashtu siç ishte paraparë, për më pak se 1 vit.

Kurse, shpejtësia e përfundimit të këtij projekti, por edhe shumë projekteve të tjera në kohë, bëri që komuna e Malishevës të rangohet e para për realizimin e investimeve kapitale për gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas raportit të institutit GAP, Malisheva shpenzoi 79 për qind të buxhetit për investime kapitale.

“Në këto projekte përfshihet asfaltim i rrugëve, rregullimi i kanalizimeve, por sigurisht ajo që na ka ngritur është rregullimi i bulevardit, i cili…”, tha kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

I pari i Malishevës thotë se do të vazhdojë me realizimin e projekteve në mënyrë që këtë renditje ta mbajë edhe në vitet e ardhshme.

“Kemi edhe disa projekte të cilat duhet të përfundojnë, është rregullimi i sheshit te dëshmorët për të cilat kontrata për fillimin e punimeve ka përfunduar…”, tha Kastrati.

Sipas këtij raporti, pas Malishevës renditet Obiliqi me 62 për qind të realizimit për investime kapitale.

Por ka edhe komuna që edhe pse i patën paratë nuk e nisën as edhe një projekt. Njëra nga to është komuna e Kllokotit, ndërkaq komuna e Vushtrrisë, ajo e Hanit të Elezit e ajo e Shtërpcës realizuan vetëm 1 për qind të investimeve kapitale.

Komunat hiç më mirë nuk janë as në përmbushje të premtimeve, pasi, sipas hulumtimeve të GAP-it, vetëm 26 për qind e premtimeve janë përmbushur.

“Komuna e Prishtinës, nga 206 premtime të dhëna, i ka përfunduar 29 prej tyre, derisa 85 prej tyre nuk kanë nisur ende. Po ashtu, edhe Komuna e Gjakovës, nga 35 premtime të dhëna deri në qershor të këtij viti, i ka realizuar vetëm 6 prej tyre…”, tha Bekim Salihu, drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP.

Sipas tyre, 16 për qind e premtimeve janë gjysmë të përmbushura, derisa 23 për qind prej tyre kanë filluar të realizohen/ATV



Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
info@renelualtahiri.com
Kliko videon 

Arrestohet në Prizren një i dyshuar që po kërkohej me urdhërarrest

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar A.K (23-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. “Me...

Prizren, 9 aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave,...

Lajmet e Fundit