4.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Bekim Isufit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ismet Munishit pas pesë ndeshjeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve për një nuancë, por të dyja ekipet arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të me anë të Drilon Hazarollajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Theophilous Solmonon (43’) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Laurant Xhylanit, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Malisheva zë vendin e tretë me 25 pikë dhe afrohet me dy vendet e para, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e shtatë me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Gjilani, ndërsa klinasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit