Malisheva nuk vazhdon bashkëpunimin me Shillovën, Blakçorin e Tershanin

Alban Shillova, Armend Blakçori dhe Albin Tershani nuk do të jenë më pjesë e Malishevës. Klubi ka njoftuar të hënën për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“FC Malisheva dhe lojtarët Alban Shillova, Armend Blakçori dhe Albin Tershani kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarëve iu ka përfunduar kontrata.

Faleminderit Alban, Armend dhe Albin për kontributin e dhënë për skuadrën dhe ju dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar klubi nga Kosova qendrore.

Malisheva edicionin e kaluar ka arritur që ta sigurojë mbetjen në Superligë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Lajmet e Fundit