14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Malisheva përgatitet për Testin e Maturës Shtetërore dhe fillimin e vitit shkollor

Mbledhja e Këshillit të Drejtorëve me të cilën udhëhoqi, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u raportua për punët e realizuara nga java që shkoi dhe për projektet e punët e planifikuara për këtë javë, njofton zyra për informim.

“Ne si drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta mbajtur testin e Maturës Shtetërore 2020 dhe fillimin e viti të ri shkollor 2020/ 2021, gjithherë duke respektuar masat në fuqi nga IKSHPK-ja, qeveria qendrore, komuna dhe menaxhmenti i shkollave në Komunën e Malishevës, pasi situata me COVID- 19 është e menaxhueshme në komunën tonë, por kemi edhe planet alternative që t’i realizojmë me suksese , mbajtjen e testit të maturës shtetërore dhe fillimin e vitit të ri shkollor”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu drejtorët tjerë të cilët ishin në mbledhjen e këshillit të drejtorëve, raportuan për detyrat e realizuara dhe punët në vazhdim që janë duke u kryer edhe pse situata epidemiologjike me COVID- 19, ka vështirësuar planin e realizimit sipas dinamikës së planifikuar kohore.

Sikur që janë planifikuar objektivat e planit të punës për muajin shtator dhe të kësaj jave do të realizohen

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Lajmet e Fundit