6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Malishevasit i gjenden në shtëpi 30 kilogramë kanabis

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në një fshat të Malishevës, pasi të njëjtit i janë gjetur në shtëpi 30 kilogramë kanabis.

 

Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me ç’rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.

“Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”.

“Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Lajmet e Fundit