22.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

”Oh bre djalë”, plaku me pajton në Prizren emocionohet pasi që mërgimtarët i dhuruan 200 euro për shërbimet e tij

Kadri Palla, i njohur si ikona e Prizrenit për shërbimet e tij me pajtonin, ka fituar viralitetin në rrjetet sociale pasi një video e tij u publikua, ku një gazetar i kërkoi shëtitje me pajtonin dhe në fund ia dhuroi 200 euro në emër të mërgimtarëve

Kadri Palla është 77 vjeçar dhe ka qenë një pjesë e Prizrenit për një kohë të gjatë. Ai ofron shërbime për vendës dhe vizitorë të huaj që qëndrojnë në qytetin historik. Pajtoni i tij është bërë një nga atraksionet kryesore të qytetit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Në videon që u publikua, gazetari u paraqit pranë Kadri Pallës dhe kërkoi shërbime për të shëtitur me pajtonin. Kadri Palla pranoi me kënaqësi, në fund të shërbimit, gazetari ia dhuroi 200 euro me një zarf në emër të mërgimtarëve, duke shkaktuar emocion të thellë te Kadri Palla.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe shumë njerëz kanë lavdëruar veprimin e gazetarit për të vlerësuar punën dhe kontributin e Kadri Pallës në qytetin e Prizrenit./Gazeta e Re

Video

https://www.facebook.com/watch?v=455117426778895

Më Shumë

Prizren, 21 aktakuza kundër 24 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Një grua amerikano-izraelite ka vdekur pas 22 vitesh në gjendje kome nga plagët e pësuara në një sulm vetëvrasës palestinez në një restorant picash...

Lajmet e Fundit