20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Malishevë: 52 vjeçari rrah djalin dhe ia thyen brinjët vëllait të tij pasi ndërhyri për ta ndalur

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues, që shumë herë ka përfunduar edhe tragjikisht. Rastet që ndodhin në Kosovë janë nga më të ndryshmet, ku përfshihen bashkëshortët, fëmijët e anëtarët e tjerë të familjes. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Por si ndodhi ngjarja dhe kë e rrahu i dyshuari V.B., 52-vjeçar?

Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ka rrahur të birin 19-vjeçar dhe vëllain e tij 47-vjeçar, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht e pësoi i riu, i cili u sulmua fizikisht nga babai i tij në oborrin e shtëpisë. Për ta ndaluar rrahjen, në rast kishte ndërhyrë xhaxhai i 19-vjeçarit (vëllai i të dyshuarit), por edhe ai përfundoi në spital, me lëndime të rënda. Burimet nga Emergjenca kanë thënë për Sinjalin se ky i fundit dyshohet se ka thyerje te brinjëve si pasojë e sulmit nga i vëllai.

Dy viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Për shkak të dyshimeve se ka kryer dy veprat penale “dhunë në familje” dhe “lëndim i rëndë trupor”, i njëjti është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Më Shumë

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit