11.1 C
Prizren
E enjte, 20 Nëntor, 2025

Malishevë, brenda pak ditësh dy vëllezër vdesin nga COVID-19

Brenda një jave dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë për KALLXO.com se të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Berisha ka shtuar se ky rast ka tronditur banorët e komunës.

“Është e vërtetë, sot i dyti është varrosur. Realisht për rastin e parë, atë ditë që është varrosur ka ardhur konfirmimi që është pozitiv, ka vdekur para 4-5 ditësh. Kurse për rastin e sotëm, e kemi pasur dje ose pardje është konfirmuar me COVID-19. Kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por jashtëzakonisht një dhimbje të madhe e kemi për këtë rast që na ka tronditur të gjithëve”, theksoi ai.

Nënkryetari i Komunës ka treguar edhe për moshën e viktimave.

“Saktë nuk e di, i pari ka qenë 62 ose 63-vjeç, kurse i dyti 57 ose 58-vjeçar, sepse për momentin s’i kam shënimet”, tha ai për KALLXO.com.

Berisha ka thënë se viktima e dytë është trajtuar në Klinikën Intensive në Spitalin e Prizrenit.

Malishevë, brenda pak ditësh dy vëllezër vdesin nga COVID-19

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Lumni Lushaj

Pas ndarjes së papritur nga jeta në një aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, veprimtari dhe humanisti i njohur Lumni Lushaj do të përcillet...

Prizren, vidhen mbi 50 mijë euro stoli ari

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar në Prizren, ku një shtëpi në rrugën “Fadil Ferati” është shënjestruar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit