5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Malishevë: Ndërron jetë veterani i luftës Mehmet Kastrati, i prekur me COVID-19

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës.

“I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit”, thuhet në njoftim të Komunës së Malishevës, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Malishevës thuhet se i ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19.

Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rekonstruktohet aksi rrugor Sarosh – Rahovec, nisin punimet

Kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e aksit rrugor Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec, ka njoftuar Drejtoria...

Gjysmëfinalet e Kupës premtojnë emocione të forta në Prizren

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Kupën e Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Në sfidën e parë do të përballen Proton...

Lajmet e Fundit