Malishevë: Shërbimet për mërgimtarët kanë qenë në nivel

MalishevaMe gjithë numrin e madh të qytetarëve, të cilët kanë pasur nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme në komunë, gjatë këtyre dy muajve, sidomos në shërbimin e ofiqarisë, shërbimet u janë ofruar pa vonesa dhe nuk ka pasur ankesa. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj.

Përgjegjësi në shërbimin e ofiqarisë,Agim Morina, tha se me gjithë fluksin shumë të madh të qytetarëve, në veçanti mërgimtarëve, nuk ka pasur vonesa në shërbimin e ofiqarisë dhe shërbimet tjera në administratë.
Fluks të madh, ka pasur edhe në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Malishevë, gjatë muajve të fundit, dhe të gjithëve u janë ofruar shërbimet e nevojshme, tha edhe drejtori për shëndetësi Hajdin Berisha.
Ndërsa drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, raportoi për angazhimet e drejtorisë për arsim dhe edukim, në përgatitje të viti të ri shkollor që duhet të filloj javën tjetër.

Edhe drejtorët tjerë, raportuan për punët dhe aktivitete e drejtorive, ku përfshihen emergjenca, urbanizimi, inspektorati, shërbimet publike, bujqësia, gjeodezia dhe kadastri, etj.

Komuna e Malishevës, është në vlugun e punës edhe për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2015 dhe kornizës afatmesme buxhetore 2015-2017. Sipas drejtorit për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, drejtoria që ai udhëheq, është në përgatitje e sipër të buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe debate me qytetar, në mënyrë që buxheti, në veçanti prioritetet për projekte kapitale, të jenë në harmoni më kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit