Qeveria e Komuna e Prizrenit, sponsorë i organizatave të dyshimta

Prishtine-panairi i librit14Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Prizrenit kanë ndihmuar Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim, që të organizojë Panairin e Librit “Prizreni 2014”.

Kjo organizatë, sipas dokumenteve që posedon gazeta, pretendon marrjen e pushtetit dhe instalimin e ligjeve të sheriatit brenda shtetit, për ç’gjë në një dosje sekrete vlerësohet si organizatë e dyshimtë, e cila është nën hetime nga Prokuroria
Sipas një dosjeje që e ka siguruar fazeta “Zëri”, nga burimet e saj në prokurori, e njejta organizatë që është një nga 64 organizatat që po hetohen për shkak të dyshimeve për lidhje me terrorizmin, po ndihmohet për projektet e saj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe nga Komuna e Prizrenit.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit