3.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Maloku: AAK-ja po ngutet

Naim MalokuIsh-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, e ka quajtur të ngutshëm veprimin e AAK-së, që nëpërmjet mocionit, tash së fundi peticionit, po tenton ta rrëzojë Qeverinë. Ai ka thënë për “Epokën e re” se kjo nismë nuk ka qenë e menduar mirë, prandaj mund të ketë pasoja për vetë AAK-në.
“Fakti që nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk ka mundur t’i marrë 40 nënshkrime tregon se nuk ka pasur parapërgatitje të mirë. Thjesht, ka qenë veprim i ngutshëm i AAK-së. Shefi i grupit parlamentar i AAK-së është dashtë që brenda Kuvendit ta sigurojë mbështetjen e deputetëve pastaj t’i hyjë nismës. Mendoj se nuk e ka pasur vendin dhe kohën kjo nismë. Prandaj, frikësohem se mund të ketë pasoja jo të mira për vetë AAK-në”, ka deklaruar Maloku.
Ai ka vlerësuar se paraprakisht AAK-ja është dashur ta përgatisë terrenin e pastaj të marrë vendim për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Maloku ka folur edhe për peticionin që ka nisur AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë. Këtë veprim ai e ka quajtur antikushtetues. “Unë e shikova edhe Kushtetutën dhe askund në Kushtetutë nuk ka përkufizim që me peticion mund të rrëzohet Qeveria. Peticioni mund të përdoret për të çuar në Kuvend ndonjë ligj ose ndonjë nen të ligjit. Pra, nuk kishte përkufizim në Kushtetutë që me peticion të rrëzohet Qeveria”, ka deklaruar Maloku, duke shtuar se ky peticion mund të jetë një test i përkrahjes së AAK-së nga ana e qytetarëve. “Mendoj se ky është edhe një test i përkrahjes së AAK-së në masë. Ndoshta është një tentim për ta sensibilizuar anëtarësinë e AAK-së për t’u aktivizuar rreth peticionit”, ka thënë Maloku.
Ai ka bërë me dije se ende është anëtar i thjeshtë i AAK-së. “Ende jam anëtar i AAK-së dhe e konsideroj si partinë time. Prandaj, mendoj se nuk ka pasur ndonjë konsultë të brendshme për të shkuar ose jo me këto dy nisma. Është dashur të hapet një debat i brendshëm, të konsultohen juristët dhe ekspertët në mënyrë që të mos të shkohet me nisma të tilla”, ka thënë Maloku.

Më Shumë

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash, kryetari apelon për bashkëpunim

Reshjet intensive të borës në komunën e Dragashit kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini,...

Prizreni nderohet me mirënjohje për përfshirjen e Gjuhës Rome në përdorim zyrtar

Komuna e Prizrenit është nderuar me mirënjohje gjatë Konferencës përmbyllëse të Programit ROMACTED II të mbajtur në Stamboll të Turqisë, të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit