Mamushë/ Djeg shkurret në arën e tij, zjarri përhapet edhe në arat tjera

Një person ka ndezur disa shkurre në arën e tij, ndërkaq zjarri është zgjeruar dhe ka ëprfshirë rreth 30 ari shkurre tjera dhe barishte, raporton PrizrenPress

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Mamushë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta shuajë zjarrin.

“Mamushë, Prizren, 13.08.2021-09:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ka dhënë zjarrin disa shkurreve në arën e tij, zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë rreth 30 ari shkurre dhe barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, bëhet e ditur në raportin e policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit