-2.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Manastiri i Kryeengjëjve: Komuna e Ministria, kontradiktore për atë që po ndodh në Prizren

Paqartësi mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prizrenit se a po kryhen ndërtime në Manastirin e Kryeengjëjve nga Kisha Ortodokse Serbe

Në grykën e Lumbardhit, 2.5 km në juglindje të Prizrenit, gjenden gërmadhat e Manastirit të Shën Arkangjelit (Kryeëngjujve). Ky manastir vlerësohet si lokalitet arkeologjik dhe bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Këtë status e gëzonte edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas luftës së fundit në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe e ka shndërruar këtë lokacion në një vendbanim murgjish ku ka ndërtuar konakun dhe ka nisur rindërtimin ilegal të kishës Shën Nikolla.

Lejen e ka kërkuar në vitin 2016, por i është refuzuar sepse është lokalitet arkeologjik dhe sipas parimeve ndërkombëtare (UNESCO), rrënojat nuk rindërtohen meqë ekziston rreziku i falsifikimit të historisë kjo ka ndodhë vazhdimisht me kishat në Kosovë.

Këto raportime kanë ngritur shqetësime nëse është duke u punuar ilegalisht në këtë lokalitet arkeologjik.

Gazeta Express ka kontaktuar komunën e Prizrenit, për të pyetur nëse janë duke u kryer punime aty, në përgjigjen e tyre janë shprehur se disa punime janë duke u kryer në këtë Manastir në kuadër të një projekti të UNDP dhe Bashkimit Evropian.

“Manastiri Kryeëngjujve, apo ndryshe i njohur si Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, vlerësohet si lokalitet arkeologjik dhe bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Si rrjedhojë, leja për konservim apo restaurim për këtë lokalitet, duhet të sigurohet nga institutet përkatëse të ministrisë në fjalë dhe në rast të tejkalimit të lejes duhet të merren masa nga vetë instituti, duke u bazuar në Ligjin 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore. Komuna është në dijeni që disa punime që janë duke u realizuar në këtë Manastir, janë në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, e cila implementohet nga UNDP dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ku përveç këtij Manastiri janë paraparë punime edhe në Kishën Katolike të Zonjës Ndihmëtare dhe Kino Lumbardhin.

E ndryshe nga Komuna e Prizrenit janë deklaruar Ministria e Kulturës, kjo ministri për Express kanë thënë se nuk janë duke u kryer punime në këtë lokalitet arkeologjik.

“Javën e kaluar kemi kontaktuar me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren (QRTK)dhe sipas deklarimeve të tyre nuk janë duke u kryer punime në Manastirin e Kryeëngjujve në Prizren. Jemi dakorduar që QRTK në Prizren të përcjellë me vëmendje këtë çështje dhe posa te kemi një kërkesë/njoftim me shkrim nga QRTK në Prizren se kanë filluar punimet pa leje nga organet kompetente, Inspektorati do ta trajtojë në pajtim me ligjin dhe kompetencat këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më Shumë

Moti sot – vranësira, diell e mjegull

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende-vende me...

‘Nuk ka kush më telefonon çdo të shtunë’/ Një vit pa kolosin e humorit Zef Deda, Jul Deda: Njeriu vdes kur harrohet, jo kur...

Një vit më parë u nda nga jeta kolosi i humorit shqiptar, aktori “Mjeshtër i Madh” Zef Deda duke lënë pas një dhimbje të...

Lajmet e Fundit