10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë në Paris e kishin fituar 2-1.

City gjeti golin e avantazhit shpejt me anë të Mahrez në 11’. Një dalje e bukur e Zinchenko në krah të majtë, ku ka pasuar për në qendër, me De Bruyne që godet, por topi është pritur dhe kthyer te këmbët e Mahrez. Algjeriani e ka pasur të lehtë ta dërgojë në rrjetë. 1-0 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis fort, me shumë ritëm, City bën presing fort dhe jep rezultat. Është sërish Mahrez! Sërish në shtyllën e dytë dhe sërish aksion i bukur nga djemtë e Guardiola, pas kombinimit de Bruyne-Foden, me këtë të fundit që nxorri të lirë algjerianin.

Dhe me eliminimin e sigurtë, Di Maria humbi toruan dhe goditi Fernandinhon në një moment rivënie anësore, duke mos mbajtur nervat. Karton i kuq për argjentinasin. Ndeshja tensionohet, Verrati, Zinchenko dhe De Bruyne ndëshkohen me të verdhë për pak minuta.

Në 77’ vjen shtylla e Foden, duke dhënë sinjalin e kapitullimit të miqve. City ushtron presion njësoj dhe nuk ndalet deri në fund për të shënuar golin e tretë. Nuk ka më gola, PSG nuk dha asgjë në dy ndeshje për ta merituar finalen, City po.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit