10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Mbytet një fëmijë 4-vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, deklaroi Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para fëmija ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë.

Pasi banorët kishin dëgjuar se fëmija ka rënë në lumë janë mobilizuar dhe kanë filluar kërkimet.

Pas një ore kërkim, fëmija është gjendur pa shenja jete në rrjedhën e lumit në fshatin Zgatar, fshat fqinj me Blaçin.

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Lajmet e Fundit