Manchester United, Rangnick-u ka një ‘fiksim’ të ri nga Leipzig-u

Pas lajmeve se Ralf Rangnick-u është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Leipzig-ut, Amadou Haidara-s, një tjetër lojtar i gjermanëve duket se është nën radarin e Manchester United.

Britanikja “The Athletic”, raporton se tashmë synimi i United është amerikani, Tyler Adams-i. Ishte vetë Rangnick-u që e afroi 22-vjeçarin te Leipzig-u në vitin 2019 dhe ai mbetet admirues i madh i tij.

Në nëntor u zbulua se Adams-i, së bashku me shtatë lojtarë të tjerë të Leipzig-ut kanë klauzola lirimi në kontratat e tyre. Amerikani e ka klauzolën 40 milionë euro. Dhe kjo shikohet si pengesa e një marrëveshje të mundshme në janar.

Kapiteni i Kombëtares së SHBA-ve, kërkon një ekip ku mund të luajë rregullisht dhe të marrë sa më shumë minuta. Kjo edhe për shkak të Kupës së Botës, që do të luhet vitin e ardhshëm, ku SHBA-ja merr pjesë pas një mungese tetë vjeçare.

22-vjeçari këtë sezon me gjermanët është paraqitur në 13 ndeshje në Bundesliga, pesë në Champions League dhe dy në Kupën e Gjermanisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit