33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

Marrëzia ime

Nga: Charles Bukowski Përktheu: Fadil Bajraj

Janë disa shkallë marrëzie, dhe sa më i marrë që je, njerëzit do ta kenë më të qartë. Shumicën e jetës sime marrëzinë time e kam fshehur brenda vetes, por ajo ende është aty. Për shembull, ndonjë person do të më flasë për këtë apo për atë dhe derisa ky person ma shurdhon karin me gjëra bajate, unë e imagjinoj këtë person me kokën e tij a të saj në gijotinë, ose i imagjinoj në një tigan të madh, duke u fërguar, derisa më shikojnë me sy plot frikë. Në situata të tilla, ka të ngjarë se do të përpiqesha t’i shpëtoja por, derisa flasin me mua, s’mund t’i imagjinoj ndryshe. Ose kur jam në orë më të mirë, do të mund t’i përfytyroja si me biçikleta shpejt e shpejt ikin prej meje. Unë, thjesht, kam telashe me qenie njerëzore. Kafshët i dua. Ato nuk gënjejnë dhe rrallëherë përpiqen t’ju sulmojnë. Ndonjëherë mund të jenë dinake, por kjo është e lejueshme, pse?

Pjesa më e madhe e jetës sime rinore dhe pjekurisë ka kaluar në dhoma të vockla. I kruspullosur aty, i zgurdulloja sytë në mure, në grilat e grisura, në dorëza sirtarësh. Isha në dijeni për femrën dhe e gjakoja atë, por nuk dëshiroja të kaloja nëpër tërë atë cirk për ta pasur. Edhe për paranë isha në dijeni por prapë, sikur me femrën, nuk doja t’i bëja gjërat që duhej bërë për të ardhur deri tek ajo. E gjitha që doja mjaftonte sall për një dhomë dhe për të pirë. Kam pirë i vetëm, zakonisht në shtrat, me të gjitha grilat e ulura. Ngandonjëherë shkoja në bare për t’i kontrolluar speciet, por speciet nuk ndryshonin – jo edhe aq shumë e shpesh edhe më pak se aq.

Në të gjitha qytetet i kontrolloja bibliotekat. Libër pas libri. Pak libra më kanë thënë gjë. Të shumtën më ishin pluhur në gojë, zall në mendje. Asnjëri nuk kishte të bënte me mua ose me atë si ndihesha: ku isha, askund; çfarë kisha, asgjë; dhe çfarë kërkoja, asgjë. Librat e shekullit përbënin sall fshehtë-sinë e të pasurit emër, trup, shëtitje, biseda, aty-këtu ndonjë veprim. Askush nuk dukej se merrej me marrëzinë time të veçantë.

Në disa bare bëhesha i dhunshëm, aty ka pasur edhe rrahje nëpër rrugica, shumë nga to i kam humbur. Por nuk luftoja njeri të posaçëm, nuk isha i zemëruar, sall që nuk mund t’i kuptoja njerëzit, çka ishin, çfarë bënin, si dukeshin. Hyja e dilja nga burgjet, më përzinin nga dhomat. Flija në ulëse parqesh, në varreza. Isha i hutuar, por nuk isha i trishtuar. Nuk isha veskeq. Sall që nuk mund të bëja asgjë të hairit nga ajo që më rrethonte. Dhuna ime ishte kundër kurthit të qartë, bërtisja e ata nuk më kuptonin. Bile edhe në rrahjet më të çoroditura e shikoja kundërshtarin tim dhe mendoja, pse është i inatosur? Ai dëshiron të më vrasë. Atëherë më duhej ta godisja që ta heq qafe bishën. Njerëzit nuk kanë sens të humo-rit, ata janë tepër serioz ndaj vetes.

Diku në të gjithë këtë nuk kam ide se nga erdhi kjo, ia fillova të mendoj, ndoshta do të duhej të bëhem shkrimtar. Ndoshta do të mund t’i shkruaj fjalët që s’i kam lexuar, ndoshta duke e bërë këtë do ta flak këtë tigër nga shpina. Dhe kështu ia fillova e dekadat u rrokullisën pa më sjellë shumë fat. Tashmë isha shkrimtar i marrë. Më shumë dhoma, më shumë qytete. Zhytesha poshtë e më poshtë. Një herë vdisja nga të ftohtit në Atlantë, në një kasolle prej letre të katra-nosur, jetoja me një dollar e një çerek në javë. Pa pajisje hidraulike, pa drita, pa ngrohje. Rrija dhe vdisja nga të ftohtit në rrobat e mia kaliforniane. Në një mëngjes e gjeta një fund të vogël lapsi dhe ia fillova të shkruaja poezi anash faqeve të një gazete të vjetër në dysheme.

Më në fund, në moshën 40-vjeçare, libri im i parë u botua, një përmbledhje e vockël me poezi. Lulja, grushti dhe kuja çnjerëzore. Pakoja e librave erdhi me postë dhe, kur e hapa, aty ishin libërthat e vockël. U hapërdanë në trotuar, të gjithë lib-rat e vegjël dhe rashë në gjunjë në mesin e tyre, isha në gjunjë dhe mora Lule grushtin dhe e putha. Kjo ka qenë para 30 vje-tësh.

Ende po shkruaj. Në katër muajt e parë të këtij viti i kam shkruar 250 poezi. Ende e ndiej marrëzinë si më vërshon, por ende nuk e kam shkruar fjalën ashtu siç kam qejf, tigri ende më rri në shpinë. Do të vdes me atë bir kurve në shpinë që, megjithatë, e kam luftuar. Dhe në qoftë se ekziston njeri që ende e ndien veten tamam të krisur për t’u bërë shkrimtar, do t’i them sall vazhdo, pështyje në zemër diellin, bjeri asaj tastiere, është lloji më i mirë i marrëzisë, shekujve u duhet ndihmë, speciet kërkojnë dritë, bixhoz dhe qeshje. Jepu. Ka shumë fjalë për të gjithë ne. /Revista “Akademia”/

Më Shumë

Policia shqiptoi afro 2,000 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1,727 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion, gjatë 24 orëve të fundit në tërë...

Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, arrijnë 40 ushtarë

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për...

8 viktimave të aksidentit në Kroaci pritet t’u jepet nesër lamtumira e fundit, 2 të tjerave do u bëhet obduksioni

Dhjetë trupat e pajetë, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci, pritet që të transportohen nesër në Kosovë. Trupave të Kujtim Kastratit...

Letra e Faik Konicës drejtuar gazetës “Giornale d’Italia”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Korrik 2021 “Giornale di Udine” ka botuar, me 11 qershor 1920, në ballinë, letrën që Faik bej Konica i...

Latifi flet nga Kroacia: Trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht...

41 gradë, Prizreni regjistron temperaturën më të lartë

Prizreni është parashikuar që të arrijë temperaturën prej 41 gradë celsius këtë të martë. Në tërë vendin është duke mbretëruar mot i nxehtë, i cili...

Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Departamenti i Policisë së qarkut Brod-Posavina në Kroaci ka lëshuar ??një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit...

Meçi Joshua vs Fury pas pak muajsh, thotë promotori Hearn

Meçi i shumëpritur në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Tyson Fury ka mundësi reale të zhvillohet në muajin shkurt, ka thënë Eddie...

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për medaljen e dytë të artë të Kosovës: Arritje të pabesueshme

Xhudistja Nora Gjakova, i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ajo dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë,...

Therje me thikë në Suharekë

Një person është therur me thikë mbrëmë rreth orës 20:00, në Suharekë. I plagosuri kishte pasur mosmarrëveshje me një person tjetër, i cili dyshohet se...

Prizren: Vdiq piktori i shquar, Zef Toçi

Ka vdekur piktori i njohur shqiptar, Zef Toçi. Lajmin për vdekjen e artistit të shquar e kanë dhënë familjarë të tij, nëpërmjet një njoftimi...

Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të...

Sot varroset 18 vjeçarja nga Krusha e Madhe që vdiq në aksidentin në Kroac

18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që vdiq në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të varroset sot. Varrimi i Anjeza Bellanicës, që është një...

Kapen me drogë tre persona në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje tre shtetas të huaj, të cilët dyshohen për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike”. Siç njofton Policia,...

Momente tmerri/ E pa duke i ngacmuar gruan, incidenti kthehet në fushë beteje

Një ngjarje e cila i kushtoi rëndë një shtetasi izraelit në një treg në Stamboll, është bërë virale në rrjete sociale. Një grua e cila...

Edhe Nora Gjakova i siguron Kosovës medalje olimpike, lufton për të artën

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e...

Lajmet e Fundit