13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Masakra

Naser Bresa

Gra dhe fëmijë shtanguar
Fetusve në miter prehen stopuar
Pleqtë në dhomë ngulfiten
Hendikarpatet tmerrësisht suliten

Gjaku rrëke ngjyron
Sytë, veshët, gjenitalet vazhdojnë të notojnë ndarazi nga trupi
Të bashkuara në vrugullin e kuq

Gjaku ende pa ngjizuar
Fetus të amputuem
Në gjak foshnjet notojnë
Siset nënave për të takuar

Para kohe *kam* zbardhuar
Nënës qumshtin për të shijuar
Vëllezërit të frymëzojmë
Edhe ne jem me ju

Shpirtërat të stërkequr
Prekin trupin e gjymtuar
Herë herë të karbonizuar
Shpesh të pusuar

Pyesin vehten të tjetersuar
Trupin lakuriquar
Haraçin kujt ti ja lajmë
Korbëzezëve në kater anë
Fshijnë vendin si mortajë

Shpirtërat drejtohen nga Perendia
Në shenjë pikëllimi dhe vendosje
Dhuraten tënde sakatosen
Kurbanosemi për këtë truall

Mijëvjecari të mos harroj
Masakrat të gjalla të qarkullojnë
Tërë botën të vetëdijësojnë
Padrejtësitë ti përmirësojnë

Mekanizmi stërregjur
Vite të tëra ka prodhuar
Delikuent të dresuar
Në erë të gjakut për tu shuguruar
Dopingu inokuluar
Në këta shpirtëra të sindromuar
Involvon ndjenjat bizare
Ngjajshmërit të mërcinarëve

Modeli i tillë grabitës
Në fillim të shekullit njëzet e një
Kanibalet uluritës
Shumëfishojnë papriturinë

Gjenerali i pensionuar
Me përvojë të shajkaçizuar
Hudhet në sprovë për tu testuar
Psikotesti limituar, Raçaku i masakruar

 

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit