8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Policët hetues sekuestrojnë një pushkë, tri thika dhe një automjet në Prizren

Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet mëngjesin e sotëm në Prizren.

Me datë 15 Janar 2023, rreth orës 08:00, Sektori i hetimeve i Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë kanë has në një person të dyshuar me një automjet”, njoftoi Policia në një postim në Facebook.

“Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe kanë vërejt se ngasësi i automjetit kishte në posedim një pushkë gjueti me 15 fishekë si dhe tri thika”, thuhet tutje në njoftim.

Policia thotë se pas kontrollimit të dokumenteve ka rezultuar se i njëjti nuk posedonte leje për armët.

“Gjithashtu gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij tip Hondai”, njoftoi PK.

Arma me 15 fishekë, tri thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar kundër të njëjtit hapet rasti për veprën penale Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa rasti procedohet për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit