-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

MASH-i shqyrton rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë në shtator

Rreth dy muaj para se të nisë viti i ri shkollor 2020/2021, Ministria e Arsimit ka formuar grupe punuese për përgatitjen e një plani që do të ketë dy opsione, rikthim në shkolla apo vazhdim të mësimit nga distanca. Kabineti i ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, e ka konfirmuar për “Kohën”, se vendimi do të merret bazuar në praktikat e vendeve të tjera.

Sipas përgjigjes më shkrim thuhet se plani A do të jetë që nëse rihapen institucionet arsimore, të merren të gjitha masat mbrojtëse në shkolla dhe të ketë informim të mjaftueshëm për nxënësit se si të mbrohen nga COVID-19. Ndërkaq plani B nëse shkollat nuk rihapen, të bëhen përgatitjet e duhura që mësimi të vazhdohet në tri komponentë: online, në distancë dhe i kombinuar.

“MASh është duke e bërë llogaritjen se sa do të jetë shuma totale për përgatitjen e shkollave për rihapje në shtator, shumë e cila duhet të kërkohet gjatë rishikimit të buxhetit, e po ashtu është në kontakt me donatorë që mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Gjithsesi, MASh do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.

Ky institucion nuk ka sqaruar se kur do të dihet saktë se si do të nisë viti i ri shkollor. Përgjigje për këtë nuk kanë kthyer as në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, Ministria e Arsimit duhet urgjentisht ta hartojë planin për vitin e ri shkollor e gjithashtu të përgatisë një analizë për rezultatet e mësimit nga distanca.

Për shkak të pandemisë Covid-19 në Kosovë, mësimi në distancë ka filluar më 23 mars. Javën e kaluar është përmbyllur procesi mësimor derisa vlerësimi i nxënësve është bërë nga distanca në bazë të një udhëzuesi që e kishte publikuar MASH-i në prill të këtij viti.

Si rezultat i rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, është shtyrë për muajin gusht edhe mbajtja e testeve të arritshmërisë dhe maturës.

- Advertisement -

Më Shumë

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, nëna e saj: Çika e ka mbyll telefonin, as në shkollë s’ka shku kohët e fundit

Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data 22 janar familja nuk ka njohuri për vendodhjen e...

Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Trumpit

Lobimi, sipas CNN-it, ka filluar pas sulmit të 6 janarit në Capitol dhe në ditët para shkarkimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por...

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e...

NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të...

Reagimi i Qeverisë gjermane për Specialen pasi opozita e akuzoi për bashkëpunim me Thaçin

Gjermania mbështet dhe ndihmon punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për Krime Lufte, është shkruar në përgjigjen e Qeverisë gjermane ndaj...

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do...

Kurti: Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta

Kandidati i LV-së për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka thënë ka thënë se para normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi në kuadër të...

Përfundon gjykimi për rastin e vrasjes së vëllait në Studenqan të Suharekës, aktgjykimi shpallet të premten

Ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, Bajram Gegaj. Prokurori Mehdi Sefa, deklaroi se fjalën e tij përfundimtare e ka përgatitur me...

Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren, raporton...

PDK e hapur për bashkëpunim me LVV, Shaqir Totaj: Bashkohemi nëse Vetëvendosja reflekton

Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tregoi për Euronews Albania se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai theksoi se...

Është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ku palë e paditur është Loyola Gymnasium

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ku palë e paditur është Loyola Gymnasium. Seanca e sotme filloi me...

102 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Sot janë bërë 102 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në...

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan Gazeta Express. Fotografia e saj është shpërndarë nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë...

Disa anëtarë të Nismës në Malishevë i bashkohen PDK’së

Disa anëtarë të Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Isni Kilaj. Ai ka thënë...

PDK-ja e Prizrenit zgjedhjet e 14 shkurtit i sheh si referendum edhe për qeverisjen komunale

Drejtuesit e degës së PDK-së në Prizren kanë shprehur qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen...

Dyshohet se kanosi me veturë këmbësorin, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar të dyshuarin për kanosje i cili kishte tentuar me veturën e tij ta godas viktimën që ishte duke...

Lajmet e Fundit