28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Zafir Berisha akuzon VV’në për “shpërlarje të trurit”: Kjo dukuri duhet të dezinfektohet

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shpërlarje të trurit të militantëve të saj.

Përmes Facebook’ut Berisha ka shkruar se dukuria e shpërlarjes së trurit duhet të dezinfektohet.

“Një grumbullë mbetjesh primitive në shoqërin tonë, janë bashkuar në një sektin politik dhe për vite të tëra praktikojn propaganda të modelit Joseph Goebbels për të linquar rivalët politik, në përpjekjet për t’i bërë “lavazh trurit” të militantëve me qëllimin për me i manupuluar dhe pastaj me i përdorën në ambiciet djallëzore të sektit të tyre!

“Shpërlarja e trurit” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhën përgjegje, prandaj dezifektimi i k’saj dukurie ?shtë shumë jetike për shoqërin kosovare”, ka shkruar ai.

Zëvendësministri i MPB’së ka thënë poashtu se VV’ja paraqitet se nuk di gjë për agjenturat serbo-ruse të cilave duhet t’i përgjigjemi.

“Gjithë k’saj propagande e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse e për të cilën VV po paraqitet se nuk di gjë, duhet t’ përgjigjemi sipas një thënje popullore “pyka e drurit e qanë drurin”, ka thënë ai./Express/

 

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Lajmet e Fundit