MASHT-i ndan 7 mijë euro për studentët e nivelit master në universitete të huaja

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për mbështetje financiare studentëve që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze në botë.

Për të dytin vit Qeveria e Kosovës po mbështet të rinjtë e të rejat që studiojnë në këto universitete.

Shuma maksimale është 7.000 euro ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20 aplikantë, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo bursë që është në diskrecion të vet ministres shënon edhe prishjen e traditës së ministrave të kaluar të cilët këto shuma i kanë përdorur në forma jotransparente e për qëllime nepotiste e klienteliste.

Në listë të përfituesve ishin studentët e fushave të matematikës, mjekësisë, arkitekturës, TI-së etj si dhe në të gjenden emra të njohur të universiteteve botërore si: Universiteti Yale-it, Oxfordit, Harvardit, Massachusetts-it, Universitetit Teknik të Munich-ut etj.

Po ashtu përparësi kanë aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit