Bëhet thirrje për kursim të energjisë, Rizvanolli: Do të jetë një dimër i vështirë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike me qëllim të kalohet dimri, siç e ka konsideruar ajo si të vështirë.

Rizvanolli përmes një konference për medie ka bërë të ditur se kanë marrë disa masa emergjente për kursimin e energjisë elektrike.

“Sezoni e dimrit do të jetë i vështirë për të gjithë Evropën, e kjo do të na ndikojë edhe te ne. Vendet si Britania e Madhe dhe Zvicra kanë paraqitur masa të ndryshme për kursime të energjisë. Prandaj, në këtë drejtim është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret, e ku ne po marrim masat e nevojshme. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet e Kosova A dhe Kosova B që të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo shtoi se duhet të bëhet maksimumi për kursimin e energjisë.

“Secili në shtëpi e institucione duhet ta bëjmë maksimumin për kursimin e energjisë. Pra, në masat emergjente parashihet se si duhet që institucionet publike të kursejnë. Marrëveshja me Shqipërinë për energjinë do na ndihmojë ta kalojmë këtë dimër. Ky është realiteti me të cilin do të përballemi ashtu si vendet e tjera. Do të bëjmë maksimumin që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë, por na duhet edhe ndihma e juaj”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit