8.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

MASHTI: Malisheva dhe Juniku nuk nisin mësimin plotësues

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka kontaktuar sot të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe sipas raportimeve, procesi i fillimit të përgatitjeve në shkolla për Testin e Arritshmërisë ka shkuar sipas kalendarit të përshtatur nga kjo ministri për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19.

MASHT nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se sipas raportimeve të DKA-ve, mësimi plotësues për nxënësit e klasave të nënta, i paraparë të fillojë sot me Kalendarin e përshtatur, ka filluar në të gjitha komunat, përveç në Komunën e Malishevës dhe atë Junikut për arsye se nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat dhe në këto komuna mësimi pritet të fillojë gjatë javës.

”Paraprakisht, sipas deklarimeve të përgjegjësve të arsimit nëpër komuna, është bërë edhe dezinfektimi i objekteve shkollore dhe janë siguruar dezinfektues dhe maska në shkolla dhe po zbatohen rekomandimet e IKShP-së. Mësimi plotësues për përgatitje për Testin e Arritshmërisë do të zgjasë deri më 19 qershor, ndërsa Testi do të mbahet më 23 qershor 2020”, thuhet në njofitm.

Më Shumë

Malisheva përfshihet nga vërshimet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit në disa zona të Malishevës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

Lajmet e Fundit