Nis ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Jançisht të Malishevës

Jançishti është fshat i komunës së Malishevës, në të cilin të hënën kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Në fillimin e punimeve, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

Begaj ka thënë se realizimi i këtij projekti ka rëndësi për banorët e këtij fshati.

“Sot për ju banorë të fshatit Jançisht, por edhe për ne si institucione udhëheqëse komunale është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme, sepse ta sigurosh ujin e pijshëm për banorët, ke siguruar mirëqenien e njerëzve dhe ke hapur rrugën për zhvillim ekonomik, pasi uji është aset qenësorë për jetën e njerëzve”, ka thënë Begaj.

Ky projekt është duke u financuar Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, si dhe implementohet nga konzorciumi “Dorsch&CDI”.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit