4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mashtrime me viza dhe leje qëndrim, reagon Ambasada e Suedisë

Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka ra paralajmëruar qytetarët rreth mashtrimeve të mundshme për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.

Përmes këtij paralajmërimi, thuhet se ambasada ka marrë informacione që aplikantët për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë

Njoftimi i Ambasadës së Suedisë në Prishtinë

Paralajmërime për mashtrime të mundshme

Informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.

Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci.

Fakte të rëndësishme: Aplikacionet për vizë shengen shqyrtohen dhe vendosen nga ana e Ambasadës së Suedisë në Shkup, dhe asnjë tjetër institucion. Gjithashtu, aplikacionet për leje qëndrimi shqyrtohen vetëm nga ana e Agjencisë së Migracionit të Suedisë.

Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. Rrustem Statovci nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e shengen aplikacioneve. Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global.

Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit.

Ju lusim të vizitoni lidhjet më poshtë për më tepër informacione në lidhje me procedurat e aplikimit për viza shengen dhe leje qëndrim:

 

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmet e Fundit